Categories Lajme

Sot i shembën resortin pa leje në Porto Palermo, Mihal Kokëdhimën e braktisin edhe avokatët

Teksa sot ju shemb resorti pa leje në Porto Palermo të Himarës, Mihal Kokëdhimën e kanë braktisur edhe avokatët e tij. Report Tv, mëson se avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Besimaj nuk e përfaqësojnë më 51-vjeçarin, pronarin e restorantit ku më 15 gusht sulmoi familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdon, që kishte shkuar si turist në një nga plazhet më të bukur të rivierës shqiptare.

Mihal Kokëdhima u la në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës për sulmin që i bëri turistëve duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit me të cilin ata u larguan nga restoranti pas shërbimit të keq dhe sulmin që vetë Kokëdhima u bëri.

Teksa e mbrojtën në seancë dy ditë më parë ku kërkuan që ai të hetohej i lirë me garanci pasurore, avokatët e quajtën një gjyq politikë ndërsa thanë se do ta apelonin vendimin. Por sot ata kanë hequr dorë nga mbrojtja e Kokëdhimës në këtë çështje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME