Lajme

Sot Presidenti turk në Shqipëri, Presidenti Meta i nxjerr Gjergj Kastriot-Skërderbeun përpara!

Presidenti turk Erdogan mbërriti në Shqipëri në një vizitë zyrtare e cila përkon (mundet rastësisht) me 17 janarin, ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeun.

Duke parë agjendën e vizitës së kryetarit të shtetit turk, Erdogan ku nuk është asnjë takim me kryetarin e shtetit shqiptar, Ilir Meta, me sa duket hakmarrja e Presidentit Meta ka ardhur në një formë tjetër.

I ka kujtuar historinë e Skënderbeut, heroit shqiptar që shkatërroi hordhitë turke sa ishte gjallë. Presidenti Ilir Meta përkujton 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan: 

Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close