Lajme

Sot priten shira në vend, shtrëngata në Shkodër, parashikimi i motit

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Sipas IGJEUM, sot, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës, të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera. Por në Shkodër priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Në vend, temperaturat në bregdet do të variojnë nga 11 / 19 °C; në vendet e ulëta: 10 / 20 °C; ndërsa në vendet malore: 6 / 15 °C. Ndërsa sa i përket erës, pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në terrenet e larta malore deri e fortë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close