Lajme

Sot provimi i parë, rreth 30 mijë maturantë do të testohen për Gjuhën e Huaj

Ditën e sotme maturantët do t’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimi do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

Nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar.

Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close