fbpx
Lajme

Sot te sheshi “Skënderbej”/ Meta: e papranueshme, kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për protestën e sotme të shoqërisë civile në Sheshin Skëndërbej.Presidenti Meta thotë se pikërisht dhuna e ushtruar ndaj aktivistëve është kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës. E drejta për të protestuar gatantohet nga Kushtetuta tha Meta edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore. STATUSI I PLOTE D huna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës D huna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës🇪🇺, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë🇦🇱 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian. E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta. Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button