Categories Lajme

SPAK i sèkuestroi automjetet, Ndroqi merr helikopterin për të shkuar nga një plazh në tjetrin (VIDEO)

Biznesmeni Ylli Ndroqi është filmuar duke udhëtuar me helikopter privat nga plazhi i Jalës drejt Vlorës, i shoqëruar nga partnerja. Pasi SPAK i sèkuestroi 26 pronat, mes të cilave përfshihen edhe automjetet, Ndroqi zgjodhi këtë mënyrë për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

Ndërkohë, në disa reagime, Ndroqi pretendon se sèkuestrimi i pronave të tij është një vendim tërësisht politik, dhe duket se në ditët në vijim do të bëjë publike prova të tjera nga presionet që sipas tij i ka bërë politika.

Mbetet për t’u parë nëse pjesë e publikimeve dhe mesazheve të bëra publike nga Ndroqi, do të jetë dhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili nuk ka bërë as edhe reagimin më të vogël lidhur me sekuestrimin e pronave të biznesmenit.

Përmes avokatëve të tij, Ndroqi e ka apeluar vendimin e dhënë nga SPAK për sekuestrimin e 26 pronave të tij, dhe pritet që në ditët në vijim apeli të shprehet lidhur me këtë çështje, të bujshme. Sipas Ndroqit, i vetmi qëllim i kësaj lëvizjeje, është ndryshimi i vijës editoriale të televizioneve që ai drejtonte, ndërsa iu ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të dy televizioneve që në këto ditë të bëjnë një rezistencë gazetareske në mbrojtje të pavarësisë së tyre. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME