Lajme

SPAK kërkon tre vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit

Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion ka kërkuar tre vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Bertatit, Ervin Nelaj. News 24 konfirmon pretencën e SPAK të dhënë për ish-zyrtarin e lartë lokal.

Ish-kreu i Kadastrës së Beratit u arrestua në janar në këtij viti pas një hetimi 9-mujor të bërë nga SPAK.

Ervin Nelaj, 38-vjeç përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Aluizni”, pasi dyshohet se ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Nelaj ra në përgjimet e Prokurorisë së Posaçme, ku së bashku me një punonjëse tjetër merrte rryshfet për dhënien e dosjeve të legalizimeve. Në një nga përgjimet e zbardhura të SPAK ai i kërkon vartëses së tij t’i lejë lekët te sirtari zyrës dhe të mos i mbajë me vete se i prish.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: