Categories Lajme

SPAK letërporosi në Belgjikë për zbulimin e spiunit/ Dumani vazhon të zbërthehet, zbulon të tjera fakte të rënda: Fati Koçi ka shitur te kundërshtarët…!

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur të tjera deklarata të forta të bëra nga Nuredin Dumani, ku ka nxjerrë emra të rinj që janë të përfshirë në ngjarje kriminale në vendin tonë.

Vrasja e Arjan Spahisë, në Molenbek të Belgjikës në vitin 2020, duket se ka një spiun brenda rradhëve të grupit që drejtohej nga vetë Saphia dhe Erjon Alibej në Elbasan.

Ky person ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek grupi kundërshtar i vëllezërve Çopja, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor 2020, me 8 plumba.

Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge, për identifikimin e një personi me emrin “Fati Koçi”, i cili besohet shumë se është njeriu që ka shitur tek vëllezërit Çopja, Arjan Spahinë.

Emri i “Fati Koçit” ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, i cili ka treguar se “Fati” është djali i tezes së Eljo Bitrit, një personazhi tjëtër të arrestuar në Belgjikë për llogari të dosjes “Dumani”.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, “Fati” ndodhet në burg në Belgjikë dhe i përket moshës 45 vjeç, i gjatë diku tek 175 cm dhe është i shëndoshë dhe qeros.

“…me sa di, Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopjat…”-ka treguar para prokurorëve Nuredin Dumani.

Prezencën mbi aktivitetin kriminal të “Fati Koçit” në grupin e Arjan Spahisë, Dumani e nxjer edhe në ngjarjen kriminale të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Sipas të penduarit të prokurorisë, Arjan Spahiu, i ka dhënë paradhënie 50 mijë euro me qëllim vrasjen e Dorjan Shkozës. Ndërsa pas kryerjes së krimit, 50 mijë euro të tjera Spahiu, ja ka dërguar përmes kushërit të Eljo Bitrit, i quajtur “Fati Koçi”.

Më tej Dumani ka treguar se, sapo kanë bërë eleminimin e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ai i ka dërguar me telefon Arjan Spahiut një simbol që nënkuptonte “VRASJE”.

Për shkak të kësaj dëshmie, SPAK i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi Drejtësisë Belge, për të identifikuar personin me emrin “Fati Koçi”, që sipas Dumanit ndodhet në burg.

Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ku shumë persona po verifikuar nga SPAK. Ndërsa disa prej të cilëve janë marë të pandehur dhe dërguar në gjykatë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME