Lajme

SPAK rihap dosjen e Stafukës, pas një informacioni sekret nisin kontrollet\ U zhduk 6 vjet më parë

Pas një informacioni konfidencial, SPAK aktivizoi hetimet për zhdukjen e Enver Stafukës, i cili gjatë 2015 u rrëmbye nga tre persona të maskuar në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Për këtë arsye, SPAK ka urdhëruar disa kontrolle në Fushë Krujë por pa asnjë rezultat. Një nga këto kontrolle për të gjetur gjurmë të provave mbi zhdukjen e  Stafukës është edhe ky aksion blic i shpërndarë nga policia e shtetit, që pavarësisht angazhimit u kthye duarbosh nga vizita në 7 banesa në Nikël.

Megjithë transparencën si rrallë herë  të policisë, që tregoi se kontrolloi befasisht shtëpite e Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakes, Marklen Hakes, Gentjan Kocit, Ylli Cangut dhe Ervin Kodrës në kuadër të hetimit ndaj një grupi kriminal, ky version u kapërcye në heshtje nga SPAK që nga tjetër  sapo kishte shkundur pluhurin në dosjen Stafuka.

Burimet e SPAK komentojnë për TCH se ishin te bindur që në shtëpinë  e Durim Bamit do të gjenin një provë inkriminuese ndaj tij, e cila jo vetëm nuk u zbulua, por aty nuk u gjet as i zoti i shtëpisë.

Përgjatë këtyre viteve, disa herë të afërmit e Enver Stafukës kanë akuzuar ish shokët e të zhdukurit, mes tyre edhe Durim Bamin. Stafuka, u shfaq për herë të fundit publikisht në këtë proces pranë ish gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë të përdorur  më pas për të vrarë  kryekomisarin Dritan Lamaj.

Nga kjo çështje Stafuka doli i pafajshëm, por krahas këtij hetimi  ai përflitet edhe për ngjarje të tjera ende të paprovuara deri më tani./ Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: