Categories Lajme

SPAK urdhëron arrestimin e dy punonjësve të policisë në Gjirokastër

Dy punonjës policie janë arrestuar në Gjirokastër dhe Tepelenë, në kuadër te operacionit Spak që është ndërmarrë në disa qytete të vendit. Burime bëjnë me dije se një prej punonjësve të policisë ka qenë inspektor zone në Tepelenë, ndërkohë që efektivi tjetër ishte punonjës i qarkullimit në Gjirokastër.

Paraprakisht dyshohet se dy punonjësit e policisë kanë qenë të përfshirë në një grup që trafikonte lëndë narkotike. Njëri prej punonjësve të policisë është me inicialet A.L dhe tjetri me inicialet F.M.

Një aksion i madh kundër grupeve të trafikimit të drogës është ndërmarrë në orët e fundit në vendin tonë, në të paktën 5 qytete, ku janë lëshuar në total 42 masa arresti nga SPAK. Personat e vënë në pranga akuzohen për trafik droge drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është shtrirë në Vlorë, Gjirokastër Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Hetimet me partnerët kanë zbuluar se trafiku drogës drejtohej nga Shqipëria, përmes grupeve të strukturuara kriminale. Për shkak se operacioni është në vijim, SPAK tregohet i rezervuar në dhënien e detajeve, pasi jo të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar.

Të paktën derimë tani flitet për 6 persona të arrestuar në Vlorë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende. Ndërkohë po referuar aksionit në qytetin e Vlorës, 1 person nuk u gjetë në banesë dhe 1 tjetër rezulton në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME