Categories Lajme

Spartak Braho merr titullin “Qytetar Nderi” i Skraparit

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho merr titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit. “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Po sot kjo bashki i ka akorduar të njëjtin titull profesorit Xhaferr Ibro duke e cilësuar si një ndër kontribuesit më të rrallë në arsimimin e sa e sa brezave.

“Këshilli Bashkiak Skrapar, ka miratuar , në mbledhjen e orës 12:00 të kësaj të premte 22.01.2021 propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për z.Spartak Braho.

Unanimisht, këshilli miratoi këtë propozim. Po ashtu, në vota unanime, po sot u miratua edhe propozimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, edhe profesorin e nderuar Xhaferr Ibro (pas vdekjes), një ndër kontribuesit e rrallë në arsimimin e sa e sa brezave”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME