fbpx
Lajme

Spiropali: Falë zotit që ishte Rama kryeministër që mori përsipër ndërtimin e shtëpive, shkollave e lagjeve

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen në kuadër të projektit të rindërtimit.

Spiropali: Në dijeninë time janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen. Këtë më duhet ta verifikoj. Ka kaluar vetëm një vit që nga ngjarja. Edhe vende të fuqishme që kanë pësuar dëme të tilla, nuk kanë dhënë shtëpi falas, por vetëm kredi të buta. Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës, ata jo projekte e buxhete që nuk do të kishte, por do të mbeteshin si ata të Shkodrës që nuk ju dhanë as dëmshpërblimet.

Spiropali: Sot 500 mijë të pasiguruar marrin shërbim njëlloj sikurse ata që janë të siguruar. Shëndetësia në investime dhe në infrastrukturë ka ndryshuar. Kemi ndërtuar spitale të reja dhe poliklinika në zona të largëta. Të gjithë qytetarët marrin sot shërbim në spitale. Ka vende, ka shtretër dhe ka strategji në spitale. Janë të gjitha në spitale, mjekët, drejtorët e Infektivit dalin dhe thonë, ka shtretër, ejani shtrohuni.

Spiropali: Ky nuk ishte një pushtet që e morëm me armë në kulla. Ky ishte një pushtet, sikurse thotë Shekspiri, një madhështi që na ra papritur nga lart për shkak të braktisjes që opozita jashtëparlamentare i bëri detyrës së tyre. Revolucioni i mbetur në tentativë, kuvendi i lënë bosh, këshillat bashkiak të braktisur. Ata tentuan që të shkatërronin shtetin shqiptar me një strategji të dëmshme. Këtë shtet ne e mbajtëm në këmbë me forcën tonë shtetndërtues

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button