Categories Lajme

Spiropali: Pasi të shkarkohet, Meta krye të opozitës! Tërmeti s’ra, po pres të dëgjoj kush do e digjte Kuvendin?

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali sulmoi Presidentin gjatë fjalës së saj në Kuvend për kthimin e dekreteve. Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t’u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës.  Gjithashtu ajo theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave.

Nuk ka rrezik për qamet financiar, se qamet fizik përmes tërmetit nuk ndodhi, por edhe për këtë presidenti të jetë sigurt që nuk do të ndodhë. Si qinigj u fsheh nga drejtësia pas cjapit legjendar të PD-së për një rrugë që i kishte e zeza me të bardhë abuzimet, por shpëtoi me një raport mjekësor. Që presidenti të kthejë në dekrete përvuajtjet hipokrite të opozitës së rrugës nuk i kishim menduar. Por ata nuk po ia dinë mundin që Presidenti po bën. Po presim të dëgjojmë kush do ta digjte parlamentin? Dështuan dhe vijojnë që të dështojnë, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për Ilir Metën për t’u kthyer në krye të opozitës” tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME