Categories Lajme

Spiropali: Punë të mëdha në Shqipëri bën vetëm Edi Rama

E ftuar në studion e ABC, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi se PD nuk mund të vijë në pushtet se kryetari i saj Lulzim Basha është i katapultuar nga të tjerë në postin që mban dhe nuk mund të bëjë punë të tilla si rindërtimi apo zhvillime të tjera për vendin.

Ajo tha se punë të tilla në Shqipëri mund të bëjë vetëm Edi Rama, duke përmendur këtu fondet e siguruara për rindërtimin, vaksinat dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit.

“Shkollat e reja dhe kopshtet që janë ndërtuar sot në Kamëz janë ndërtuar pas 30 vitesh. PD pretendonte se në atë zonë merrte vota se i kishte bastion.  Ky që prezantojmë ne nuk është program elektoral por vizion për Shqipërinë.

Mandati i ardhshëm do fokusohet te rritja e rrogave në tërësi. Ne do fokusohemi te taksimi progresiv për t’u ardhur në ndihmë atyre që paguhen më pak. Ne nuk themi do keni paga si në Gjermani dhe në Itali. Shqipëria dhe Serbia janë të vetme vende që kanë nisur vaksinimin në rajon. Serbia i ka marrë nga Kina. Ne kemi zgjedhur të mos i marrim nga këto vende. Rindërtimi është projekt që kalon 1 mln euro. Ata kanë një kryetar partie që ka dëshmuar që punët që ka bërë i ka bërë se dikush e ka katapultuar.

 Nuk mund të presësh nga një njeri të bëjë punë të tilla. Punë të tilla mund t’i bëjë vetëm Edi Rama. Unë ua thashë linjën e rindërtimit. Po ndërtohet me një shpejtësi rekord. Ne tërmetin, një fatkeqësi të madhe e kemi kthyer në mundësi. Ata edhe mundësitë i kanë kthyer në fatkeqësi. Janë sot 100 mln euro që eksportohen nga Shqipëria në një sektor me rëndësi. Rruga e Arbrit është një vepër arti që përfundon në pranverë. Po ndërtohen dy aeroporte që nuk ishte menduar që Shqipëria mund t’i kishte. Aeroporti i Kukësit është një vepër e jashtëzakonshme për verilindjen e Shqipërisë. Se thonë nuk investojnë këta në veri se nuk e duan veriun. Por projekti më i madh është në veri”, tha Spiropali./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME