Categories Lajme

Spiropali: Selam nga Noli për Berishën, Metën, Bashën dhe Kryemadhin

I. Vata/ Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali përmes një videoje ka recituar vargjet e Nolit duke i dërguar një “selam” Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit.

Arsyeja e kësaj videoje është gafa e radhës që Monika Kryemadhi, drejtuese e LSI, bëri sot teksa u shpreh se poezinë “Anës lumenjve” të Fan Nolit, e ka shkruar Migjeni.

Spiropali teksa ironizon Kryemadhin ndërsa reciton poezinë, e mbyll atë duke thumbuar Metën dhe Berishën.

“Dhe një zë kumbon nga lumi, na buçet na zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se Luli lebetitet, se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa, derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet Sala dhe Liri. Se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumpeta, ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundarë dhe punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Selam nga Fan Noli”, shprehet në video Spiropali.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME