fbpx
Lajme

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet na jeta Haki Agalliu, legjenda e peshëngritjes

Është ndarë sot nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare. Karrierën e tij si peshëngritës e ka zhvilluar te Partizani, teksa më pas ka qenë trajner i “Demave” dhe kombëtares shqiptare. Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku kemi nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.

Më vonë ka mbajtur postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për një periudhë 8-vjeçare. Agalliu u dekorua edhe nga EWF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008, pas propozimit të Esat Ademit, ish-kreut të Federatës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button