Lajme

Statistikat\Ndërkombëtarizimi i ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme sfidat dhe mundësitë

Vetem 3.1% e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme ne Shqiperi eksportojne produktet e tyre ne tregun nderkombetar. Vetem 58% e rekomandimeve per zhvillimin dhe nderkombetarizimin e NVM-ve jane plotesuar nga qeveria shqiptare dhe palet e intersuara publike dhe private qe asistojne ligjerisht dhe teknikisht ato.

Informaliteti, rimbursimi i TVSH-se, dixhitalizimi i sherbimeve, siguria juridike per pronen, marredheniet bashki-biznes, inovacioni, jane disa nga rekomandimet ende te paplotesuara dhe qe mbeten prioritet i institucioneve publike, private, organizatave intermediare qe ofrojne sherbimet per NVM-te. Keto ishin rekomandimet qe dolen gjate takimit te radhes te Keshillit Kombetar te Investimeve ku Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal merr pjese me statusin e vezhguesit.

Projekte dhe nisma qe adresojne informalitetin ne turizem, dixhitalizimin e sherbimeve dhe produkteve, organizimin e takimeve nderkombetare B2B te NVM-ve shqiptare me simotrat e tyre ne vendet e BE-se, pjesemarrje ne klasterat tematike Ballkanike dhe Europiane te NVM-ve, jane duke u implementuar dhe do te implementohen ne vijimesi nga AULEDA. #Auleda

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: