Categories Bota, Lajme

Stepet SHBA, Kina lëshon në hapësirë një armë të dyshuar anti-satelitore

Kina ka lëshuar një satelit të ri që analistët thonë se mund të përdoret si një armë e aftë për të kapur dhe goditur satelitët amerikanë.

Sateliti “Shijian-21” u lëshua të dielën (24 tetor) nga qendra satelitore  “Xichang”, gjoja për pastrimin e “mbeturinave hapësinore”, sipas “China Aerospace Science and Technology Corp”, kompania shtetërore hapësinore e Pekinit.

Kompania deklaroi se sateliti “ka për detyrë të demonstrojë teknologji për të lehtësuar dhe neutralizuar mbeturinat hapësinore”.

Komandanti i Komandës Hapësinore të SHBA-së, gjeneral i Forcave Ajrore James Dickinson i tha Kongresit në prill se anije kozmike si “Shijian-21”  janë pjesë e një përpjekjeje të Kinës për të kërkuar “epërsi hapësinore përmes orbitës dhe sistemeve të sulmit në hapësirë.”

“Anija kozmike ​​mund të përdoret në një sistem të ardhshëm për të luftuar satelitët e tjerë”, tha komandanti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME