Lajme

Stinë mbjelljeje për kanabisin, policia zbulon me dronë kultivuesit te parcelat në Krujë dhe Malësi e Madhe (PAMJET)

Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Në kontrolle morën pjesë 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.

U bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga.

Pas Krujës, policia gjen fidanë kanabis në një zonë tjetër të njohur për kultivimin. 80 fidanë janë gjetur në lagjen Gjuraj, në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, teksa është proceduar një 16-vjeçar.

Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen Gjuraj, në fshatin Koplik i Sipërm, në një zonë të pyllëzuar, 80 fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore paraprake, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti, konkretisht të një 16-vjeçari, ndaj të cilit nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close