Categories Lajme

Stop-Skandali/ 72 vjecarja nga Vlora shkon në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me covid!

Rasti i radhës, që trajtojmë në emision ka të bëjë me një të moshuar nga Vlora, e cila pas një dëmtimi në kokë, është sjellë me urgjencën dhe nga Vlora deri në Tiranë. Vajza e saj, Adelina Gërdhuqi, tregon, se në 27 gusht, e ëma Veprore Gërdhuqi, 72 vjec, u rrëzua në banesë dhe dëmtoi kokën. Nëna u shtrua 5 ditë tek QSUT,dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjisë e cuan tek Sëmundjet Interne, ku pas kontrolleve, i thonë, se është e infektuar me covid 19.

E moshuara është operuar në zemër, ka azotemi në veshka, ujë në mushkëri dhe diabet, por e bija tha, se nuk besuan, se ajo kishte edhe corona virus. Në këto kushte e morën në shtëpi dhe e kuruan për hematomën në kokë. Më pas i bënë tamponin në privat, ku rezultoi negative, ashtu si e gjithë familja.Gazetarja i kërkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, për diagnostikimin e të moshuarës dhe ajo u përgjigj, se sipas vizitës rezultoi me covid 19.Po si është gjendja shëndetsore e 72 vjecares Veprore Gërdhuqi sot? Ajo dhe e bija janë lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e të moshuarës është shumë e mirë, pasi nuk pati kurrë covid 10.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME