fbpx
Lajme

Strehoi sirianët e kapur në gomenen në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë për Fatos Dushën

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ar rest me b urg për shtetasin Fatos Dush, i ar restuar për strehimin e shtetasve sirianë të kapur në gomonen që do t’i transportonte për në brigjet italiane. Fatos Dusha u arrestua në Tiranë si personi që kishte strehuar fillimisht sirianët, ndërkohë që është ende i paqartë roli i tij në skemën e trafikimit të qënieve njerëzore.

“Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët,  ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6-7 € krevati dhe flenë.  Më akuzojnë si t rafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë dhe drita.

Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll Drejtoria e Policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë locationin njëri tjetrit se është lirë. Skam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet,  unë ushqehem më këtë punë”, ka thënë Dusha përpara gjykatës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button