Categories Lajme

Strehonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar nga Lazarati (VIDEO)

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 8”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime zyrtare bënë me dije se këta dy persona strehonin 5 emigrantë të paligjshëm që kishin si qëllim kalimin në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për shtetasit A. M., 51 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

NJOFTIMI I POLICISË Sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e mbante në banesë njëri nga të arrestuarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 8”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 51 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Ish-Pularia”, në fshatin Lazarat, kanë pritur dhe strehuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Shqipëri, për të kaluar më pas në vendet e BE-së. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit A. M. u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME