Categories Lajme

Stresi pas pushimeve, si t’i kthehemi rutinës e të rimarrim energjitë për shtatorin

A ju ka ndodhur të jeni të lodhur pas pushimeve verore? Mendohet që pas pushimeve të rikthehemi në punë me energji dhe shumë vullnet , por në të vërtetë ndodh që shumë njerëz të kthehen të lodhur, me shprehjen e zakonshme “Dua një palë pushime të tjera.”

Ajo çfarë duhet të bëjmë që t’i rikthemi rutinës tonë të përditshme, është përshtatja e dy javëve të para pas pushimeve në jetën e përditshme. Teksa zgjoheni në mëngjes me plane të qarta se pjesën më të madhe të ditës do ta kalojë në punë, planifikoni edhe ndonjë aktivitet tjetër me mitë tuaj në qytet pas pune në mënyrë që përshtatja të nis gradualisht.

Pse kemi depresion pas pushimeve? Në përgjithësi, pushimet janë të mira për shëndetin tuaj mendor.

“Duke i dhënë vetes mundësinë për të eksploruar botën përreth nesh mund të ndryshojë shumë ndjenjat tona dhe më e rëndësishmja, të na ndihmojë të jemi më me energji për shtatorin. Ata nuk duhet të kushtojnë shumë para ose të zgjasin shumë, por mendja dhe trupi ynë duhet të ngadalësohen dhe të kthehen në brendësi.”- është shprehur Melody Ott. Një studim i realizuar për një kohë relativisht të gjatë zbuloi se politikat në vendin e punës që lejojnë 10 ditë pushim të paguar janë të lidhura me një rënie prej 29 % të rrezikut të depresionit tek gratë. Studime të shumta kanë zbuluar se pushimet zvogëlojnë stresin dhe forcojnë imunitetin tuaj.

Shumë studiues thonë: Lumturia që ndjejmë gjatë pushimeve zakonisht nuk zgjat. Kur pushimet mbarojnë,  njerëzit kthehen në nivele fillestare të lumturisë brenda disa ditësh. Megjithatë të gjithë e dimë se pushimet kanë lodhjen e tyre, aktivitete, plazh, shëtitjet në det,  ecje në mal, gatime, takime me miqtë dhe shokët, festa. Por kur kthehemi, nuk duhet të synojmë, t’i kthehemi rutinës për një ditë. Duhen të paktën 2 javë, për të kapur ritmin e jetës sonë të përditshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME