Categories Lajme

Studentët e Fakultetit Ekonomik pa diploma masteri, dorëzojnë peticionin

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës i janë drejtuar sot me një peticion me 150 firma Rektoratit për tërheqjen e diplomave. Saktësisht bëhet fjalë për studentët e vitit 2017- 2019 ku 315 studentë nuk marrin ende diplomat.

Kjo ndodh për shkak se Rektorati i ka kthyer mbrapsht ndërkohë Fakulteti Ekonomik në 2017 kur janë regjistruar studentët në fjalë nuk i ka përcjellë listat.
Studentët kërkojnë zgjidhje ose do i drejtohen Gjykatës. “Në çdo rast nuk kemi pasur zgjidhje. Ajo që kërkojmë, ja kërkojmë Rektoratit është që të na vendosë në dispozicion dokumentacionin.

Çështja çalon këtu pra, në 2017 kur janë regjistruar në FE, FE duhet t’i përcillte listën Rektoratit. Nuk ia ka përcjellë Rektoratit por Qendra e Shërbimeve Arsimore. Gjithsesi kjo e fundit ia ka dhënë, Universiteti i Tiranës.Pra studentët kanë numra matrikullimi, nota. Dje morëm vesh se Rektorati ka kthyer diplomat dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ka studentë këtu me kredi dhe me halle dhe duan vetëm diplomat. Të pajisen me diploma para se t’i drejtohemi Gjykatës”,- tha një prej studentëve.

Nga ana tjetër Drejtori i kurrikulës në UT, Albano Zhapaj thotë se një shkresë i është dërguar edhe Ministrisë së Arsimit e cila sipas tij ka zgjidhjen në dorë, por një zgjidhje është edhe që sot dekani i FE, Dhori Kule t’i dërgojë listat e studentëve tek Rektorati sot.

“Unë po i dorëzoj avokatit të studentëve, një kërkesë Ministrisë së Arsimit që është hartuese e udhëzimit. Ministria e Arsimit ka zgjidhjen në dorë. Ka dy zgjidhje. Në rast se sot dekani i FE dërgon listat e studentëve atëhere zgjidhja është e menjëhershme.’’- tha Albano Zhapaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME