Categories Lajme

“Studentët kërcënuar me telefonata anonime, i bllokohen rrjetet sociale”

Mbyllja e portave të Fakulteteve me zinxhirë dhe dry apo dhe gozhdimi i tyre nga studentët duket se ka qenë një ide e ardhur në momentet e fundit para protestës.

Ana, studentja e Arkitekturës e njohur për mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Rama për protestën, u shpreh për Ora News se veprimi i studentëve vjen si shenjë revolte ndaj kërcënimeve që kanë marrë me numra anonimë apo dhe hakerime në rrjetet sociale.

Ana: Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë. Studentët nuk janë penguar të hyjnë në mësim, njëra portë ka qenë e hapur, dy janë mbyllur. Studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total. Nuk ka asnjë student që ishte për mësim. Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri.

Sa i takon plotësimit të pikave nga qeveria Rama, studentja ka këtë koment:

Kryeministri thotë se janë plotësuar 8 pikat. Asnjë pikë nuk është plotësuar. I them Kryeministrit se pa rritur buxhetin dhe pa bërë vettingun akademik, do vazhdojmë akoma të luftojmë për ato 8 pika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME