Lajme

Studentët shkresë kryeministrit Rama: Kushtet janë të panegociueshme

Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe shprehen se do ta vijojnë, derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Këtë të diel, këshillat studentorë u kanë dërguar një kërkesë me 8 pika kryeministrit Rama, ministres së Arsimit Nikolla dhe universiteteve publike. “Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”, lexohet në fund të kërkesës.

Akademiku Taulant Muka, i cili ka bërë publike shkresën, në një shënim në Facebook shkruan: “Këshillat studentorë dhe Rinia e shpresës kërkojnë Cilësi në Arsim! Rritje buxheti, ulje tarifash, infrastrukturë, konvikte dinjitoze, biblioteka, Veting në Akdemi, transparencë, vlerësim të performancës së pedagogut- jeni të mrekullueshëm! Gjithë Shqipëria është me ju”!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close