Lajme

Studentët thirrje shqiptarëve: Bojkotim kombëtar të mësimit

Dita e martë në Tiranë nuk do të jetë si të tjerat.

Në ditën e 7-të që studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, do të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur deri më tani.

Studentët kanë bërë thirrje që nga ora 08:00 deri në orën 10:00 të ketë bojkot kombëtar dhe më pas të gjithë të mblidhen tek Ministria e Arsimit.

Thirrja e Këshillave Studentorë:

Këshillat studentorë pas mbledhjes në orën 17:00 kanë vendosur që nesër nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 10:00 të ketë bojkotim kombëtar të mesimit dhe më pas marshim në shenjë proteste.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të na plotësojë 8 pikat e dorëzuara në MASR.

I bëjmë thirrje të gjithë studentëve, nxënësve, pedagogëve, mesuesve dhe qytetarëve të na mbështesin në këtë kauzë të na mbështesin në kauzën e drejtë të femijëve tuaj, studentëve shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close