Categories Lajme

Studentja që u përball me Ramën përloti gazetaren, do ju përlotë dhe ju

E fortë, e guximeshme dhe emocionuese. Kjo është Ardisa Çobo studentja e Infermierisë, e cila u përball me kryeministrin Edi Rama në Vlorë, por me historinë e saj përloti edhe gazetaren e Ora News Jerola Ziaj.

Në një intervistë ekskluzive, studentja tregoi arsyet e saj të forta përse u bë pjesë e kësaj proteste. Ajo tregon se është në vitin e tretë dhe nuk proteston për veten e saj, por për të tjerët që do vijnë pas saj.

Ardisa mes emocioneve, e përlotur, por edhe e fortë për të mos treguar dobësinë e saj solli shembullin e kushërirës së saj, e cila nuk ka mundësi të vazhdojë studimet e larta.

Ardisa Çobo: Rasti im konkret që jam ngritur që ditën e parë. Vajza e xhaxhait tim, babain e ka të sëmurë, invalid dhe merr një pension qesharak prej 45 mijë lekësh, ndërsa ilaçet i kushtojnë se 700 euro. Tani ajo vajzë nuk e ëndërron të vijë në këtë universitet. Nuk ka të drejtë sepse nuk ka mundësi. I punon vetëm nëna. Si mund të vijë ajo këtu. Kush do ta mbështeti atë vajzë? Unë do  ta mbështes? Unë nuk po bëj dot shkollën time. Si do ta ndihmoj unë atë? Apo ta shikoj ta martojnë e të bëjë fëmijë, të mbylli jetën e saj aty?

Ajo thotë se është në përfundim të Bachelorit, ndërsa për të vazhduar masterin do të punojë një vit, pasi nuk ka mundësi financiare.

Ardisa Çobo:  Punon vetëm babai. Jemi tre fëmijë. Prindërit e mi janë në një moshë që nuk kanë më fuqi të punojnë. Na rritën, na sollën deri këtu tani duhet të jem unë e aftë të bëj diçka për veten time.

Studentja është e pakënaqur me studentët e Vlorës. Thotë se janë të politizuar dhe kanë frikë të dalin.  Ndërsa thekson se Universiteti i Vlorës është thjesht një fasadë.

Ardisa Çobo:  Unë këtu në Vlorë jam shumë e pakënaqur. Studentët kanë pasur frikë, shumë këtu në Vlorë janë të përfshirë në politike, prandaj nuk ngrihen. Këtu nuk funksionin asgjë, mos shikoni kështu të bukur nga jashtë. Është fasadë. Nuk ka ngrohje, tarifat deri diku të larta, kryesisht ato të masterit. Familja ime për momentin nuk e përballon dot masterin tim. Unë mendoj të punoj një vit, pastaj të vazhdoj masterin. 

Ajo kishte edhe nje mesazh për politikën:

Ardisa Çobo:  Përpiquni, bëni punë tuaj, përpiquni, bëni për vendin tuaj, përpiquni, bëni për ne. Në fund të fundit do të jemi ne ata që do të jemi në vendin tuaj dhe jam shumë e sigurt që  do të dëshironit që ne të bënim për ju./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME