Categories Lajme

Studentja shpërthen në lot para Ramës: Ëndrra ime për të studiuar mjekësi nuk u realizua

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë. Një prej tyre i ka rrëfyer kryeministrin pengun e saj, që nuk mundi të vazhdonte studimet për mjekësi tre vite më parë, për shkak të një gabimi. Kreu i qeverisë e pyeti studentet se çfarë kishte ndodhur. Studentja tha se nuk ishte informuar për lëndët me zgjedhje, duke zgjedhur të gabuarat.

Sakaq, Rama tha se e rëndësisshe është që nuk ka qenë gabim i sistemit, ndërsa e inkurajoi që të ketë besim për të ardhmen, duke i kujtuar një deklaratë të Steve Jobs.

Biseda:

Studentja: Nuk dija që do kisha shansin të ndaja me ju një peng. Unë jam studente në vitin e tretë për Biologji te Shkencat e Natyrës. Në vitin e tretë të gjimanazit ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkak të një gabimi, një faj që nuk rëndonte mbi mua, nuk arrita dot të realizoja ëndrrën time. Uroj shumë që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër këtu. (përlotet)

Rama: Më vjen keq nuk e di rastin konkret sepse faktikisht prej disa vitesh tani është automatike hyrja në universitet sipa nivelit të cdo nxënësi. Kështu që mbase i përket vitit përpara se t futej platforma e hyrjes në universitet, por sidoqoftë. Çfarë ka ndodhur?

Studentja: Nuk isha informuar siç duhet…

Rama: Nuk ka qenë sistemi që ka bërë gabimin, realisht u çudita sepse faktikisht qysh se është futur ky sistem nuk ka asnjë ankesë. Sepse  është krejtësisht objektiv. As nuk mund të ndërhyhet nga jashtë, siç ndodhte përpara dhe as nuk mund do të fshihet në rast ndërhyrje. Rëndësi ka që u sqaruam që s’ka lidhje me sistemin. Çështja e koeificientëve të lëndëve me zgjedhje nuk i përkasim sistemin. Rrugës mbase do të vi dita që sa mirë më ndodhi ashtu atëherë. Nuk e harroj asnjëherë një faj nga më të zakonshmet të mbajtur për Steve Jobs, është fjala e mbajtur përpara studentëve dimplomantë, ku tregon sesi të gjitha ato momente të jetës së tij kur gjërat shkuan keq, përcaktuan në fakt atë që u bë suksesi i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME