Categories Lajme

Studentja shpërthen në lot para Ramës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot “Medalje të Artë” për maturantët ekselentë. Një prej tyre i ka rrëfyer kryeministrin pengun e saj, që nuk mundi të vazhdonte studimet për mjekësi tre vite më parë, për shkak të një gabimi. Kreu i qeverisë e pyeti studentet se çfarë kishte ndodhur. Studentja tha se nuk ishte informuar për lëndët me zgjedhje, duke zgjedhur të gabuarat. Sakaq, Rama tha se e rëndësisshe është që nuk ka qenë gabim i sistemit, ndërsa e inkurajoi që të ketë besim për të ardhmen, duke i kujtuar një deklaratë të Steve Jobs.

Biseda: Studentja: Nuk dija që do kisha shansin të ndaja me ju një peng. Unë jam studente në vitin e tretë për Biologji te Shkencat e Natyrës. Në vitin e tretë të gjimanazit ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkak të një gabimi, një faj që nuk rëndonte mbi mua, nuk arrita dot të realizoja ëndrrën time. Uroj shumë që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër këtu. (përlotet) Rama: Më vjen keq nuk e di rastin konkret sepse faktikisht prej disa vitesh tani është automatike hyrja në universitet sipa nivelit të cdo nxënësi. Kështu që mbase i përket vitit përpara se t futej platforma e hyrjes në universitet, por sidoqoftë. Çfarë ka ndodhur?

Studentja: Nuk isha informuar siç duhet… Rama: Nuk ka qenë sistemi që ka bërë gabimin, realisht u çudita sepse faktikisht qysh se është futur ky sistem nuk ka asnjë ankesë. Sepse  është krejtësisht objektiv. As nuk mund të ndërhyhet nga jashtë, siç ndodhte përpara dhe as nuk mund do të fshihet në rast ndërhyrje. Rëndësi ka që u sqaruam që s’ka lidhje me sistemin. Çështja e koeificientëve të lëndëve me zgjedhje nuk i përkasim sistemin. Rrugës mbase do të vi dita që sa mirë më ndodhi ashtu atëherë. Nuk e harroj asnjëherë një faj nga më të zakonshmet të mbajtur për Steve Jobs, është fjala e mbajtur përpara studentëve dimplomantë, ku tregon sesi të gjitha ato momente të jetës së tij kur gjërat shkuan keq, përcaktuan në fakt atë që u bë suksesi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë, gjendet i pajetë në rrugë emigranti, dyshimet e policisë

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe vranësira, përkeqësohet moti në vend, si parashikohet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME