Covid-19Lajme

Studimi amerikan: Një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga koronavirusi

Një studim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga koronavirusi. Është përcaktuar se vaksinimi zvogëlon ndjeshëm mundësinë e shtrimit në spital dhe rrezikun e vdekjes, madje kjo vlen edhe për llojin shumë ngjitës të koronavirusit, Delta. Studimi nga muaji prill deri në mes të korrikut të këtij viti përfshiu 600 mijë njerëz që rezultuan pozitivë për koronavirus në 13 shtete amerikane.

Vlen të përmendet se në Shtetet e Bashkuara në fillim të verës kishte gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar me llojin Delta. U vu re se ata që nuk ishin të vaksinuar kundër COVID-19 kishin 4.-5 herë më shumë të ngjarë të infektoheshin, kishin 10 herë më shumë të ngjarë të shtroheshin në spital dhe kishin 11 herë më shumë gjasa të v disnin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: