Lajme

Studiuesi tregon si u restaurua flamuri i Kongresit të Lushnjes: Për 10 muaj vetëm lexova që ta kuptoja, analizat u bënë në Bruksel

Studiuesi Frederik Stamati ka treguar sot punën që ka bërë për restaurimin e flamurit të Kongresit të Lushnjes, kohë më parë, pas një dëmtimi si pasojë e llojit të mëndafshit që u përdor dhe kimikateve.

Teksa publikon fotot e gjendjes në të cilën ishte dhe është flamuri, ai sqaron se dëmtimi nuk kishte lidhje keqpërdorimin.

“Ne kete gjendje, madje edhe me keq, ka qene flamuri i Kongresit te Lushnjes perpara restaurimit. Duhet ta shohesh me mjete optike , qe ta kuptosh. Demtimi nuk ka ardhur si rezultat i keqperdorimit, apo mosmirmbajtjes. Eshte lloji i mendafshit te perdorur, mendafsh i renduar nga kimikatet, qe vetdemtohet. Difekt i industrise se asaj kohe per te rritur fitimet. Keshtu e ka pesuar e gjithe bota muzeale.

Ne punuam me teper se 5 muaj per ta restauruar, pervec studimit, qe edhe ai mori disa muaj kohe. Ne foto, se bashku me Migena Dibra duke u marre me flamurin. Ne foton e trete eshte flamuri mbas perfundimit te punimeve”, shkruan studiuesi Frederik Stamati.

Një komentues e vlerëson për punën kolosale që studiuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka bërë bashkë me kolegen e tij. Frederik Stamati tregon se për 10 muaj vetëm ka lexuar për të kuptuar se çfarë po ndodhte me materialin.

“Ishte rast shume i veshtire. 10 muaj kam lexuar literature, per te kuptuar se çfare po ndodh. Jane bere analiza teper te sofistikuara ketu, ne Bruksel dhe Ljubljane ishte shume e komplikuar dhe e lodhshme”, vijon studiuesi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close