Categories Lajme

Stuhi bore dhe shiu/ Emergjencat Civile për situatën në Elbasan: Ngrica të forta në të gjithë qarkun

Emergjencat Civile kanë lajmëruar qytetarët, për gjendjen në segmentet kryesore të qarkut të Elbasanit. Siç raportojnë Emergjencat Civile, Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë është përmirësuar segmenti Qukës-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin rrugor Elbasan – TEG, qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë. EC raportojnë me detaje situatën në rrugë në këtë qark, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës.

Elbasan-Njoftim i EC- Gjate natës, qarku i Elbasanit është gjendur në temperatura të ulëta nën zero gradë, gjë që ka bërë që të kemi ngrica të forta në të gjithë qarkun. Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë është përmirësuar segmenti Qukës-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin rrugor Elbasan – TEG, qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende që ka prani ngricash e po hidhet kripë nga firma kontraktuese. Qarkullimi këshillohet me zinxhirë. Ne aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka pasur ngrica në kthesa të forta. Është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në aksin rrugor Librazhd-Steblevë po punohet për hapjen e segmentit Fushë Studen-Klenjë. Qarkullimi me zinxhirë. Përsa i përket rrugëve rurale, po punohet në të 7 bashkitë për hapjen e akseve të bllokuara. Në bashkinë Elbasan kanë dalë mjetet dhe punonjësit e po kryhet hedhja e kripës në rrugët e brendshme dhe në disa trotuare kryesore të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME