fbpx
Lajme

Stuhia i dëmtoi banesën/ Balla: Shtëpi e re për 12-vjeçarin me aftësi ndryshe në Elbasan

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në banesën e 12-vjeçarit Mateo Shuli, e të cilit u dëmtua nga stuhia. Shtëpia e familjes Shuli në Kusarth ishte dëmtuar nga një stuhi dhe ishte thuajse e pabanueshme. Balla premtoi rikonstruksionin e saj dhe me ndihmën e disa sipërmarrësve tashmë Mateo dhe familja e tij kanë një banesë në kushte optimale.

“Mateo Shuli është 12 vjeç. Ai është fëmijë me aftësi ndryshe dhe mëson në shkollën ‘Zëra Jete’ në Elbasan. 2 muaj më parë e takova Mateon rastësisht në një aktivitet dhe më kërkoi ndihmë për rikonstruksionin e shtëpisë. Me ndihmën e disa sipërmarrësve tashmë Mateo dhe familja e tij kanë një banesë në kushte optimale”, tha Balla.

“Detyra e qeverisë është t’u garantojë kushte të barabarta mësimi dhe zhvillimi të gjithë fëmijëve. Kjo është arsyeja që Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë. Shqipërinë e ndërtuam, njësoj si shtëpinë tuaj, tashmë duhet ta mobilojmë atë”, tha Balla. Por për të arritur të gjitha këto, Balla tha se nuk ka kohë për gjumë e llafe, por puna duhet të vijojë çdo ditë. Ai falënderoi edhe gazetarët e Elbasanit që u bënë zëri i familjes Shuli dhe mbështetën Mateon në kauzën e tij të drejtë

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close