Lajme

Stuhia në Kinë u merr jetën 11 personave

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 102 të tjerë janë plagosur si pasojë e një stuhie që ka goditur lindjen e Kinës, mbrëmjen e djeshme. Qytetarërt që humbën jetën janë marrë nga era e madhe duke përfunduar në Lumin Yangtze apo edhe goditja nga drunjtë që janë rrëzuar në tokë.

Njëmbëdhjetë persona tjerë kanë qenë në një anije të peshkatarëve. Dy prej tyre kanë shpëtuar, mirëpo nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Mediat lokale kanë raportuar se gurë të mëdhenj kanë rënë nga qyteti bregdetar Nantong. Disa pamje të publikuara nëpër rrjetet sociale kanë treguar sesi erërat e mëdha kanë dëmtuar qytetin.

Nantong është qytet në juglindje të Kinës me tetë milionë banorë. Më shumë se 3,000 banorë janë detyruar të evakuohen, si pasojë e stuhisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: