Lajme

Stuhia prek Greqinë, por çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri?

Greqia do të goditet në fundjavë nga një stuhi e fuqishme. Moti do të përkeqësohet nga mëngjesi i së shtunës në ishujt e Egjeut verior dhe lindor, me stuhi dhe dëborë.

Furtuna “Carmel” në ditët në vijim do të prekë edhe pjesën juglindore të Mesdheut ku parashikohen reshje të dendura shiu, shtrëngata, erëra dhe dallgë të forta duke bllokuar lundrimet.

Shqipëria nuk rrezikon që të preket nga stuhia “Carmel”. Mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot i kthjellët me temperatura shumë të ulëta deri në datë 18 Dhjetor kur verilindja do të përfshihet nga dëbora.

Tre ditë më pas do të jetë pjesa e juglindjes që do të “pushtohet” nga dëbora dhe moti i keq. Krishtlindjet do ta gjejnë Shqipërinë nën stuhi dhe reshje të dendura shiu në të gjithë vendin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: