Categories Lajme

Subvencionet e naftës/Rradhë aplikimesh në Vlorë, fermerët konfuz për mënyrën e aplikimit online: Nuk dimë ta bëjmë

Aplikimet për skemën mbështetëse të fermerëve, blegtorale, bletarëve e peshkatarëve në Vlorë kanë krijuar rradhë të gjata mes fermerëve, pasi shumë prej tyre janë konfuz për mënyrën e aplikimit online.

Gjatë disa intervistave me fermerët, gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj ka përcjell edhe si paraqitet gjendja pranë ambjenteve të aplikimit.

Një fermer nga Vlora, i cili ka 10 vite që merret me kultivimin e kulturave bujqësore u shpreh se nuk mundet të aplikojë online.

Fermeri: Kam ardhur për bletari, për të aplikuar. Kam 120 koshere, aplikova dhe po pres.

Gazetrja: A dini të aplikon online për këtë proces?

Fermeri: Nuk di, kam ngelur këtu tani. Po pres këtu nëse mund të më ndihmojnë më procesin.

Një tjetër fermer u shpreh se edhe pse nuk i plotëson të gjitha kushtet e aplikimit, e ka provuar njëherë skemën me shpresën se mund t’a fitojë.

Fermeri: Kam ardhur për aplikimin për tokën dhe blegtori

Gazetarja: A I plotëson kushtet që kërkon

Fermeri: Disa i plotësoj disa të tjera jo.

Gazetarja: A e keni bërë aplikimin?

Fermeri: Në proces jam.

 Gazetarja: Që të aplikosh ti online, a është e mundur, amundeshyta bësh vetëm?

Fermeri: Aplikimin e kam bërë, i kam të gjitha dokumentat, shpresoj … ça do bëhet pastaj nuk e di.

Në një intervistë me gazetaren, Drejtori Rajonal i Buqësisë për Vlorën, Adila Kojdheli ka folur më tej rreth këtij procesi.

Adila Kojdheli: Si çdo vit qeveria shqiptare akordon mbështetje financiare për mbështetje të drejtpërdrejt për fermerët, dhe aplikimet për të fituar këtë mbështetje financiare ka tre vite që kryhen online, pa asnjë document. Çdo fermer aplikon kudo nga kompjuteri dhe  sot aplikohet për të përfituatr mër 10 masat mbështetëse që ka akorduar qeveria shqiptare. Përsa I përket aplikimit, nurmi në rang republike deri tani ka vajtur 8,000. Është një ritëm shumë I lartë I kërkesave, ka një interesim shumë të madh të fermerëve që nuk ka qenë më parë. Pësa I pëeket proceseve, Vlora zanikst njihet për rritjen e bagëtive të imta, por së fundmi ka filluar edhe një interes shumë I madh edhe për kultivimin e grurit, pasi të gjithë që kanë aplikuar për mbjelljen e ngrurit, në fund janë rimbursuar me nga 30 mijë lekë të reja për hektar.

Përsa i përket vonesave në këtë proces dhe mundësive të fermerëve për të aplikaur ai u shpreh se:

Adila Kojdheli: Përsa i përket vonesave nuk ka pasur pasi aplikim për blegtorët aplikimi është pa letra dhe kur vjen puna për verifikimin në terren duhet regjistri I fermës te zyrat tona dhe pagesa e sigurimeve. AMTP-ja është për aat që e përfitojnë naftën pa akcizë, por është thjeshtuar procedura përsa I përket vërtetimit të tokës me aktin noterial. Nga Afrovita Hysaj 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME