
Zëvendës-trajneri i Laçit, Klevis Hima ka dhënë mendimin e tij për fitoren 3-2 ndaj Partizanit.
“E nisëm lojën jo aty ku duhet dhe gjithmonë pësojmë gol dhe pastaj rikthehemi. Pasi shënuam golin e tretë u duk sikur ritmi i lojës sonë ra. Është e vërtetë që me këto dy fitore jemi të lumtur.
Në Laç ndjehem në vendin tim, si i parë apo si i dytë rëndësi ka që jam këtu. Nuk më intereson shumë nëse jam si trajner apo në një rol tjetër” – Tha ai.