Lajme

Sukth/ Përplasen dy makina, Plagosen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në Sukth. Sipas njoftimit të policisë . Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Renault” me drejtuesin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH.B, rreth 55-vjeç.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe tre pasagjerë në moshë të mitur. Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak. Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: