Categories Lajme

Sulm bërthamor nga Moska?/ Ish kreu i CIA-s: Do të përgjigjemi duke eliminuar të gjitha forcat ruse në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me aleatët e NATO-s, do të “eliminonin” forcat ruse në Ukrainë nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos të përdorë armë bërthamore në Ukrainë”, kështu deklaroi gjenerali në pension dhe ish-kreu i CIA-s, David Petraeus, duke folur për mediat amerikane.

Për Petraeus-in, fuqitë perëndimore duhet t’i marrin seriozisht kërcënimet e armëve bërthamore të Rusisë.

“Vetëm për t’ju dhënë një rast hipotetik, ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje kolektive të NATO-s që do të nxirrte çdo forcë konvencionale ruse që mund të shohim dhe identifikojmë në fushën e betejës në Ukrainë  dhe gjithashtu në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”, tha ai.

Ditën e sotme në Moskë, Parlamenti rus, Duma do të ratifikojë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në të cilat u zhvillua ajo që komuniteti ndërkombëtar e ka përcaktuar si një :referendum farsë”.

Kjo u bë e ditur nga presidenti i Dhomës së ulët të parlamentit rus Vyacheslav Volodin duke iu referuar rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, 18 për qind e territorit të përgjithshëm ukrainas.

Ushtria ruse në 24 orët e fundit ka lëshuar 11 raketa dhe ka kryer 10 sulme ajrore kundër mbi 35 vendbanimeve të Ukrainës.

“Në 24 orët e fundit pushtuesit kanë lëshuar 11 raketa dhe 10 sulme ajrore, ata kanë kryer. më shumë nga 65 bombardime me sisteme lëshimi të shumëfishta “Mlrs”. Më shumë se 35 vendbanime kanë pësuar sulme të armikut “, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME