BotaLajme

Sulm me armë zjarri gjatë ceremonisë së funeralit të 20-vjeçarit, plagosen rëndë 6 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në SHBA. Sipas raportimeve të mediave të huaja mësohet se gjashtë persona janë plagosur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri jashtë një kishe në Pensilvania.

Teksa të gjithë janë duke marrë ndihmën mjekësore, njëri nga 6 të plagosurit është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi me armë ndodhi dje, e premte, 28 tetor, në funeralin e 20-vjeçarit John Horneses Jr., i cili u vra bashkë me dy persona të tjerë pranë një stacioni autobusi në anën veriore të Pittsburgh më 15 tetor.

Policia nuk ka dhënë informacione për identitetin e autorëve dhe motivet e tyre. Ndërkohë shefi i policisë lokale, Richard Fort ka thënë se sulmi mund të ketë lidhje me mosmarrëveshje mes bandash.John Horneses Jr., i cili ishte mes tre personave të vrarë pranë një stacioni autobusi në anën veriore të Pittsburgh më 15 tetor. Incidentet e dhunës me armë kanë marrë jetën e rreth 36,600 njerëzve që nga fillimi i vitit në SHBA, sipas uebsajtit të specializuar Gun Violence Archive.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close