Categories Lajme

Sulmi kibernetik, Balluku: Po bëhet hetim i thelluar, kemi nxjerrë mësime

Në një konferencë për shtyp lidhur me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se ka ardhur nga një grup i mirë strukturuar.

Balluku theksoi se, po bëhet një hetim i thelluar. Zv.kryeministrja u shpreh se ky nuk është një moment për t’u përdorur politikisht, ndërsa shtoi se kanë marrë mësime.

“Në stafet e AKSHI-t janë vajza dhe djem të aftë. Bëhet fjalë për një atak dhe agresion të vërtetë. Edhe kur i kemi pyetur specialistët kanë thënë që ka qenë nga një grup i mirë strukturuar. Doja të bëja thirrje për të gjithë ata që kanë vendosur të komunikojnë publikisht, një hetim të thellë të të gjithë këtij sulmi.

Do të jetë një raport që do të bëhet transparent. Mungesa e gazetarëve në sallë vjen për shkak të kërkesës së Microsoft na ka bërë. Gjithçka që do të mund të bëhet trasparente pas këtij hetimi ne do ta bëjmë. Do të ishte mirë të jemi të kujdesshëm me gjithçka themi. Ky nuk është një moment për tu përdorur publikisht. Ka prekur shqiptarët dhe ka shqetësuar partnerët.

E rëndësishme është që vetëm në katër ditë kemi pasur rikthim në më shumë se 98% të shërbimeve. Nga momenti që kemi vendosur që shërbimet të jenë online edhe sensibiliteti është edhe më i madh. Po marrim një sërë masash dhe ky është një mësim edhe për AKSHI dhe strukturat e tjera për të na treguar pikat e dobëta. Ne po nxjerrim një mësim. Po bëjmë një skanim të të gjitha sistemeve dhe për të dalë më pas edhe në një rezultat”, deklaroi Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME