Lajme

Sulmi nisi me “pagat” dhe “targat”, ekspertët e IT-së: Grupi i strukturuar me bashkëpunim të brendshëm

Zyrat e shtetit shqiptar më 17 korrik u goditën nga një sulm kibernetik, që preku të dhënat e e-Albania.

Tetë ditë më vonë, një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Atdheun), publikoi dokumente zyrtare të institucioneve shqiptare. Inxhinieri i rrjeteve kompjuterike Erion Demiri, thotë se publikimi i listës së pagave të shqiptarëve dhe dokumenteve të tjera zyrtare tregon se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një sulm kibernetik, por me një grup të strukturuar ku mund të jenë të përfshirë edhe individë brenda zyrave të shtetit dhe që kanë akses në sistemet on line.

“Në momentin që kemi një sasi të dhënash që dalin vazhdimisht me segmente kohore të gjata, mendja të shkon drejt diçkaje më shumë nga brenda. Nëse personat janë të autorizuar, ata aksesin e kanë, në të kundërt aksesi mund të merret me anë të formave të ndryshme që kanë të bëjnë me sulmet që i bëhen strukturave networkut dhe serverit” .

Faqja e web-it ku janë publikuar dokumentet zyrtarve, është krijuar tre ditë pas sulmit kibernetik që shkaktoi errësirën digjitale.

“Është një faqe e ngritur mbi një domein dotru, këto domeina kanë si regjistrat kryesor konfederatën ruse. Megjithatë çdokush mund të krijojë në domein me dotru. Kjo faqe është regjistruar me datë 20 korrik”.

Për sa kohë fajtori dhe origjina e sulmit kibernetik nuk janë gjetur të dhënat online e shtetit shqiptar mund të jenë sërish pjesë e një sulmi kibernetik.

“Mund të kemi në momentin që këto të dhanë janë eksportuar diku dhe sigurisht që mund të bëjnë publikmin e tyre”, tha Demiri.

Ndërkohë që ende s’ka mbaruar sulmin e parë. Shërbimet e postës zyrtare gov.al janë të gjitha të bllokuara. Hakerat të cilat publikuan dokumentet kanë goditur pikërisht në këtë shërbim, pre të cilit kanë siguruar dhe komunikimet zyrtare.

“Ekziston një treg shumë i madh në internet që merret me shitjen dhe blerjen e të dhënave që përdoren nga mënyra të ndryshme, shantazhe ndaj shteteve, personave, kompanive të caktuara, falsifikimin e komunikimeve midis kompanive, spiunazh industrial”.

Nga ana tjetër ende nuk ka një reagim zyrtare ku të tregojë se cfarë është duke ndodhur me sulmin kibernetik./tch

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close