Lajme

Sulmohet ekipi i gazetarëve në veri të Kosovës

Një ekip gazetarësh është sulmuar sot në veri të Kosovës. Në afërsi të barrikadave të ngritura në Çabër të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i gazetarëve të Klan Kosovës.

Sipas AGK-së, në drejtim të gazetarëve janë hedhur gurë dhe ata janë “fyer dhe sharë” nga sulmuesit.

“AGK-ja sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, tha AGK-ja dhe shtoi se ky asociacion është i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu.

AGK-ja tha e ky është sulmi i tretë ndaj gazetarëve, që kur disa serbë lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor.

Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç. Pantiç, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close