Categories Lajme

‘Super’ Markata e Peshkut në Vlorë- Investimi 161 milionë lekë

‘Super’ Markata e Peshkut në Vlorë- Investimi 161 milionë lekë, Markata e peshkut në Vlorë, aktualisht një godinë jashtë funksioni në afërsi të Portit të Peshkimit, do të jetë pjesë e investimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky projekt kërkon të kthejë tregun e peshkut të Vlorës edhe në atraksion turistik si dhe të bëjë lidhjen e funksionit aktual të godinës si një magazinë peshku me projektimin e një markate peshku, duke furnizuar klientët për të gjithë vitin.

Nisur nga detajet e projektit, godina aktuale do të ‘rikrijohet’ nga e para, për shkak të gjendjes ekzistuese të rrënuar. Përpos rehabilitimit dhe përmirësimit të përgjithshëm, do të ndërtohen rrugë dhe parkime të reja.

“Sistemimi i jashtëm do të jetë i kuruar edhe me elemente urbane të cilat do bëjnë edhe një lidhje me detin, duke përdorur stilizim të ndriçuesve të rrugëve si vela anijesh, skulptura e peshkut në fasadën ballore të objektit. Ndërtimi i shkallareve ulëse që shërbejnë si ambiente sociale dhe përfshirja e tyre edhe në arkitekturën e objektit krijon një atraksion turistik për zonën dhe Markatën” specifikohet në detajet e projektit.

Kjo markatë, pritet të ketë shesh ankandi, 15 dhoma frigoriferike, 10 zyra për subjekte, zyra për Bankën, Veterinerin, Inspektoratin, Llogaritësin.

Gjithashtu, nga detajet e punimeve, Markata e Peshkut do të përmbajë ambient ndenjeje dhe kuzhinë për personelin si dhe tualete të pajisur me gardërobe dhe dushe. Nga ana tjetër, godina e re do të ketë funksionale edhe tarracën, e cila pritet të funksionojë si ambient bari në periudhat e ngrohta të vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME