
Sezoni i shenjës së Virgjëreshës ka si qëllim t’i bëjë shenjat sa më praktike. Nga parashikimi i Krisanthi Kallojerit për secilën prej tyre, kuptohet se prioritet do të jetë zgjidhja e çështjeve të jetës së përditshme dhe kryerja e bilanceve.
Rikthimi i Afërditës në vijë të drejtë do të sjellë mbarëvajtjen e planeve që deri më tani nuk ishin në favor. Java paraqet kushte ideale për të qenë produktivë duke gjetur zgjidhje për situatat që kanë përbërë shqetësim.
Dashi – Që sot e deri më 9 Tetor do të shihni si do të ecin marrëdhëniet personale, emocionale, lidhjet afektive sidomos nëse krijuat një lidhje të re gjatë verës, nga fundi i Korrikut e deri më sot. Do të nxirrni konkluzionet e sakta nëse do të ecë më tutje kjo lidhje ose një investim financiar që keni bërë për ata që nuk kanë krijuar lidhje gjatë verës, që sot e deri më 9 Tetor kanë mundësi të shijojnë jetën emocionale, dashurinë, të kalojnë bukur dhe të keni krijimtari, të gjeni njeriun e zemrës.
Është periudhë ku do të realizoni dhe merrni gëzim nga fëmijët tuaj. Java është shumë rezultative, produktive për zgjidhjen e çështjeve të jetës së përditshme që do të reflektohet në të ardhurat dhe burimet financiare. Që sot do të filloni këto kontakte dhe të mërkurën mund të gjeni zgjidhje për pengesa që kishit në punë, jetën e përditshme ose çështje lidhur me të kaluarën.
Të premten është një ditë shumë e mirë për të patur një përfitim eknoomik ose një marrëveshje. Këtë javë mund të shihni shëndetin, kryesisht të mërkurën. Mos u implikoni në thashetheme dhe nëse keni një problem, mos e bëni qimen tra. Në çështje ekonomike, nëse do të keni pengesa që sot e deri në fund të vitit, mos u mposhtni sepse gjërat do të rikthehen prapë nga 1 Janari 2024.
Demi –Sot e deri më 9 Tetor krijohet mundësia të zgjidhni një çështje që ju ka preokupuar dhe ndoshta kishit pengesa lidhur me familjen, shtëpinë dhe mbaron edhe periudha që kërkuat brenda vetes me stërmundim. Keni mundësi të përjetoni gëzime me të dashurit, familjen, të organizoni një event familjar dhe të lini mënjanë të kaluarën. Lajme pozitive, takime shumë rezutlative, të frytshme do të keni nga pasditja e nesër. Gjatë gjithë javës zgjidhni çështjet që ju preokupojnë.
Mund të keni rikthimin e një personi nga e kaluara, të një lidhjeje dashurie që kishit. Java është shumë erotike në përgjithësi, me fat në fund të saj e kryesisht të premten. Nga sot e deri në fund të vitit nëse ndieni se fati nuk ju ndjek siç ju ndiqte deri më tani, mos u shqetësoni, rishikoni gjërat ku keni arritur deri më sot dhe nga 1 Janari fati do jetë prapë me ju dhe ju ofron shanse shumë të mira.
Binjakët – Nga sot e deri më 9 Tetor preokupimet lidhur me të afërmit, njerëzit e rrethit tuaj do të marrin zgjidhje. Do të keni mundëësi të realizoni kontakte, udhëtime, zgjerim të klientelës më me lehtësi se sa periudha gjatë verës. Një njohje që mund të keni bërë nga fundi i Korrikut do të dini se ku gjendeni e çfarë drejtimi do të marrë. Sot e deri rreth datës 8 Shtator do të gjeni zgjidhje pozitive, mbështetje dhe ndihmë për çështje që ju preokupojnë.
Sot por kryesisht të mërkurën mund të bëni një introspektivë, një rishikim brenda vetes, të korrigjoni gabimet nëse ndieni se keni diku dhe të gjeni zgjidhjen ideale për problemet. Shijoni jetën intime gjatë gjithë javës dhe fundi i saj ju sjell zgjidhje lidhur me një mbështetje familjare që kërkoni, një bisede që do të keni me bashkëpunëtorin apo bashkëshortin.
Gaforrja – Nëse në sferën financiare deri më sot kishit disa pengesa, vonesa, morët paratë që ishin të vonuara por në përgjithësi keni pasur pengesa e shpenzime të shumta,rrjedhja e tyre do të jetë më normale, do të keni përfitime financiare dhe rritje të të ardhurave. Nëse prisni diçka që ende s’ka ardhur, keni shanse sot e gjatë javës që ta merrni.
Sot e deri në fund të vitit duhet të rishikoni synimet dhe qëllimet tuaja profesionale. Mos merrni vendime përfundimtare, mos bëni ndryshime rrënjësore, mos ndërprisni bashkëpunime sepse nuk do mund ta riktheni dhe çfarë do pengohet tani, do të mund të zhbllokohet nga fundi i vitit. Biseda e takime memiq do të keni që sot dhe madje duhet të synimi t’i realizoni sot e nesër me qëllim që ato që kërkoni të vijnë deri të premten ose në fund të javës ku kemi një periudhë me shumë fat. Shumë prej jush mund të realizojnë një udhëtim të bukur, një ide, një lajm, një përfitim ekonomik, zgjidhje për një problem premton java. Një mëbshtetje të fuqishme do të keni në fund të javës pikërisht të lindurit në mes të shenjës.
Luani – Që sot pengesat e vonesat lidhur me karrierën, keni qenë të mbyllur për shkak të Afërditës në prapavijë apo planet që nuk realizoheshin, marrin fund dhe jeta personale e profesionale lulëzojnë. Të tjerët ju simpatizojnë menjëherë prandaj keni mundësi të realizoni çdo gjë që dëshironi der në datën 9 Tetor. Sot e gjatë gjithë javës do të keni përfitime ekonomike, organizoni më mirë financat tuaja dhe mos bëni shpenzime për t’u dukur. Të mërkurën do të keni ide apo informacione nga një person i të kaluarës që do ju japë ide për rritje të të ardhurave tuaja. Fundi i javës dhe kryesisht e premtja, ju ofron realizimin e një bashkëpunimi financiar dhe profesional ku do të keni një sukses profesional që do të kombinohet me të ardhura shumë të mira.
Virgjëresha – Është muaji juaj, jeni protagonistë. Keni përpara një javë shumë pozitive e produktive lidhur me çështje që kanë të bëjnë me studime, me jashtë shtetit apo që keni dhënë disa provime që ju kanë mbetur pas mund t’i jepni e t’i merrni, ndoshta edhe zgjidhje në çështje ligjore. Që sot mund të bëni biseda lidhur me to, por në fund të javës dhe kryesisht të premten, është aty ku do të keni arritur realizimin për të gjitha këto. Më me fat janë të lindurit në mes të shenjës. Disa nga ju do të realizojnë një udhëtim shumë të bukur këtë javë dhe çështjet me karrierën e punën duhen rishikuar. Mund të keni një nervozizëm këtë javë dhe kryesisht të mërkurën, por fokusohuni sepse do të keni një zgjidhje ideale dhe nëse doni të firmosni, mund ta bëni nga ora 10 deri në 3-4 të pasdites. Një situatë ankthi që ju shqetëson gjen zgjidhje. Çështje të së kaluarës që ju kanë krijuar ankth në periudhën e mëparshme, tani do të çliroheni prej tij. nëse doni të krijoni një lidhje emocionale personale, bëjeni në mënyrë diskrete deir më 9 Tetor, nuk është nevoja të deklaroni te të tjerët. Për një pronë ose çështje shtëpie, mos merrni vendime përfundimtare tani, merrini nga data 1 Janar e tutje.
Peshorja – Më në fund përfaqësuesja juaj sot kthehet në vijë të drejtë dhe do të gjeni veten më mirë, do të keni shans të jeni më sociale, duhet të dilni, të njiheni sepse përmes rrjetit shoqëror dhe kontakteve që do të realizoni deri më 9 Tetor do të gjeni zgjidhje. Nëse kishit keqkuptim me një shoqe apo dikë, gjërat do të kthehen në realitet. Nëse kishit krijuar një lidhje të re gjatë verës, tani do të provoni nëse mund të kalojë më tej. Kjo javë është shumë e përshtatshme për të gjetur mbështetje, ndihmë ekonomike por ju duhet ta bëni në mënyrë diskrete dhe të tjerët nuk duhet ta dinë. Të premten, fundi i javës premton një ndihmë, mbështetje nga një mik ose një person që e keni diçka më shumë por gjithsesi përfitoni për të gjetur mbështetjen e duhur.
Akrepi – Çështje të karrierës tuaj ose që kanë të bëjnë me marrëveshje, bashkëpunime, partnerë e bashkëpunëtorë do të normalizohen dhe do të marrin rrugën e zgjidhjes nëse kishit aty probleme. Do të keni shumë suksese në punë deri më 9 Tetor. Jeta juaj sociale do të ketë shumë realizime dhe marrëveshje, bashkëpunime, marrëdhënie personale të suksesshme deri më 9 Tetor. Kjo javë është ideale për të gjitha këto dhe nëse keni hezitime lidhur me to, mos merrni vendime deri në fund të vitit sepse nga 1 Janari do të rikthehen shanset, do të gjykoni më mirë situatën dhe kjo javë, por sidomos fundi dhe e premtja krijon kushtet për një bashkëpunim profesional që do mbështesë nga ana financiare synimet, qëllimet, projektet por do jetë i suksesshëm për jetën personale.
Shigjetari – Çështje që kanë të bëjnë me karrierën, punën, jetën e përditshme lidhur me synimet tuaja do të gjejnë rrjedhën normale dhe nëse diçka ju ka shqetësuar gjatë verës, do të vijë zgjidhja që sot e në vazhdim. Nëse mendoni se doni të bëni disa ndryshime në punë deri në fund të vitit, rishikojeni dhe merrni vendime përfundimtare nga fillimi i 2024. Fokusohuni në punë, evitoni nervozizmin kryesisht të mërkurën dhe gjeni zgjidhjet ideale për çështje të jetës së përditshme ose punës. Një sukses profesional ose personal do të keni në fund të javës, kryesisht të premten.
Bricjapi – Keni përpara një javë ideale nga çdo pikëpamje e drejtim. Për ju që nuk kishit mundësi të çlodheshit gjatë Gushtit, keni mundësi këtë javë. Paralelisht fokusohuni në çështjet sociale, qëllimet që keni sepse kjo javë është plot shanse dhe mos e lini të shkojë dëm. Çështjet që kanë të bëjnë me një investim financiar dhe që kishte pengesa, tani do të marrin rrjedhë normale. Mirë është të rishikoni, programoni dhe ta vini në zbatim me hënën e re pas datës 15. Nëse është e domosdoshme të firmosni ose bëni një investim, mund ta bëni të mërkurën dhe përfitoni nga e premtja se fati është me ju në çdo drejtim. Mund të keni realizimin e një ëndrre, një udhëtim me të dashurin, një dashuri të re ose një përfitim financiar në fund të javës.
Ujori – Që sot marrëdhëniet e bashkëpunimet do të gjejnë normalitetin e tyre dhe nëse kishit probleme me to gjatë verës, merrni zgjidhje. Nëse krijuar një lidhje, një bashkëpunim, një dashuri, njohët dikë do të shihni nëse zgjedhja është e saktë. Për ata që s’e kanë bërë, është momenti të krijoni një bashkëpunim të ri, një lidhje afektive deri më 9 Tetor. Kjo javë ju gjen të preokupuar me çështje financiare. Një ndihmë që do të emrrni mund të sjellë zgjidhje të çështjeve familjare ose që ju preokupojnë lidhur me një shtëpi, një pronë që doni ta shisni ose shfrytëzoni, do ju sjellë përfitime financiare që do ju nxjerrë nga një situatë ose do ju bëjë të ndiheni më komodë. Gjithë java, por kryesisht fundi i saj keni mundësi të realizoni një marrëveshje, bashkëpunim financar, marrëdhënie ose të përfitoni nga prona. Kapni shanset e javës dhe të periudhës.
Peshqit – Jeta juaj e përditshme, puna, zhbllokohen nga disa pengesa, bëhet më e këndshme dhe jo vetëm do punoni, por edhe do kaloni bukur në jetën e përditshme. Kjo javë është interesante por edhe pozitive për marrëdhëniet, bashkëpunimet. Nëse keni një ankth, përpiquni të fshihni nervozizmin. Të tjerët mund të kërkojnë diçka prej jush. Mund të zgjidhni një çështje të mërkurën dhe fundi i javës është shuëm rezultativ për bashkëpunime personale e profesionale që do të udhëheqin në një sukses. Do të keni shumë kontakte, vizita dhe axhenda juaj do të jetë e mbushur me takime. Mos humbisni çastet e javës, është në dorën tuaj t’i çoni gjërat ku doni.