Categories Lajme

Tabaku mbetet jashtë, e gjen derën e PD të mbyllur! Basha ka blinduar selinë

Estrada në selinë e Partisë Demokratike ka arritur kulmin. Lulzim Basha ka vendosur, që selinë ta blindojë dhe kyçë, deri në pikën kur edhe njerëzit e tij nuk hyjnë dot më.

Në seli është paraqitur Jorida Tabaku, një nga besniket e Bashës, por e ka gjetur derën të kyçur dhe ka mbetur jashtë.  Siç shihet edhe në video, Tabaku, në praninë e mediave, dukshëm e sikletosur, merr telefonin dhe përpiqet të lajmërojë dikë, që t’i hapet dera e selisë.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, por ndoshta edhe më gjerë, që një njeri kyç dhe blindon partinë, duke mos lejuar deputetët, funksionarët dhe anëtarët e partisë të hyjnë brenda.

Kujtojmë, se dita e sotme, është afati i fundit që Lulzim Basha të largohet nga selia e PD, pas shkarkimit nga 4446 delegatë. Këtë afat e ka caktuar i ashtuquajturi, Komisioni i Rithemelimit të PD, i kryesuar nga Sali Berisha. Në datën 8 janar, do të mbahet një protestë para selisë së blinduar të PD, që me sa duket, Lulzim Basha kërkon ta mbajë me dhunë dhe mjete ekstra politike si kyçja dhe ndërrimi i bravave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME