Categories Lajme

Tahiri bën një tjetër lëvizje për të lënë qelinë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën një tjetër lëvizje për t’ë lënë qelinë. Ai është duke vuajtur dënimin me 3.5 vite në burgun e Lushnjës. Mësohet se Tahiri ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit që t’i njihet dënimi me shërbim prove. Ky dënim iu dha më 19 shator 2019 nga ish-gjykata për Krime të Rënda.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Më pas ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie. Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Gjykata e Elbasanit, ka vendosur që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet më 10 tetor. Tahiri ndodhet në burg prej tetë muajsh i shpallur fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës.

Në fillim u dërgua në burgun e Fierit. Më pas me kërkesë të tij u zhvendos në burgun e Lushnjës. Në media u përfol se Tahiri u zhvendos për shkak të përplasjeve me drejtorin e burgut të Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME