Lajme

Tahiri: Jam i vetmi politikan që lejova hetimin tim,këtu nuk mbajnë përgjegjësi për baxhanakët!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot në një konferencë për mediat, për të treguar të vërtetat e tij pas më shumë se një viti që ka qëndruar në heshtje.

Tahiri tha se ai është i vetmi politikan që ka lejuar që ndaj tij të kryhen hetime të plota dhe të pavaruara, ndryshe nga politikanët e tjerë që kanë mbrojtur vëllezërit dhe fëmijët e tyre.

“Këtu nuk mbahet përgjegjësi për vëllanë, për djalin për vajzën, për baxhanakun”, u shpreh Tahiri. Në fakt baxhanaku i vetëm që është përmendur së fundi në media është ai i kryeministrit Edi Rama, Armando Frangu, i cili përflitet për tendera korruptivë.

“U bënë bashkë kopila të nënës dhe të njerkës të gjithë kundër meje. Unë nuk do ta harroj kurrë këdo që qëndroi pranë meje në këto ditë të vështira, kush u largua në këto ditë të vështira dhe nuk do të harroj ata që i krijuan këto ditë të vështira”, u shpreh më tej Rama.

Pjesë nga deklarata e Tahirit:

Të kisha zgjedhur që të bëja politikanin nuk do kisha lënë rrënjë e dhëmballë për t’iu përgjigjur atyre që kanë folur për mua, për t’iu përgjigjur të gjithë politikanëve që janë marrë me mua dhe analistëve. Po unë nuk zgjodha që të bëja politikanin. Ka politikanë që kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar kurrë, janë marrë me media dhe prokurorë derisa kanë dalë pa lagur. 

Unë kam pritur pa dashur që të ndikoj te hetimet, kam heshtur për gjysmë letrat e prokurorisë, për analistët që studio më studio merreshin me emrin tim. Unë vetëm mund të qeshja me ata njerëz që më njihnin mirë dhe bënin sikur nuk më njihnin, dhe me ata që s’më kishin njohur kurrë dhe bënin sikur e dinin mirë se kush isha. Unë kam pritur vetëm betejën time. 

Me besimin që nuk e kam humbur kurrë, nuk e kam pasur të lehtë që të hesht, por boll. Unë kam diçka me rëndësi që duhet ta ndaj me publikun, pasi e vërteta nuk duhet fshehur. Ju kujtohet si në 24 Tetor 217 ju tregova letrën që nuk kisht hetim ndaj meje, dora e zezë që lëviz nga poshtë mediat dhe oligarkët thanë se letra që unë paraqita ishte e fabrikuar.

Në vendimin e gjykatës së Katanias thuhet që pushohen hetimet për Saimir Tahirin. Çuditërisht dora e zezë arriti që të shpërndante këtë vendim që prej ditës së parë kur unë thashë që do ta bëja publike. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha. Jam i vetmi politikan që vetëm se pse përmendem në  disa biseda të trafikantëve kam kërkuar dy herë hetim ndaj personit tim. Autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë ndërprerë hetimet.

Unë jam Saimir Tahiri që kam qënë, e do vazhdoj të jem njëlloj me të njëjtën forcë për të luftuar për të vërtetën e të drejtën. Jo vetëm timen, por të të gjithë atyre që duhet të çohen në këmbë për të marrë mbrapsht atë që meritojnë nga ligji e nga zoti.

E sot jam po njëlloj. Dua më shumë njerëzit se pushtetin. Dua më shumë të drejtën sesa intrigën. Dua më shumë ata që bëjnë mirë edhe kur mundësitë për të bërë mirë janë me sakrifica, sesa ata që e kanë shpirtin e lig e bëjnë poshtërsi edhe kur mund të bëjnë mirë.

Drejtësia në Itali e tha fjalën e fundit. Prokuroria antimafia italiane gjykata italiane nuk bënë politikë por hetim të vërtetë dhe e thanë fjalën e fundit.

Beteja ime vazhdon deri në fjalën e fund të drejtësisë edhe në Shqipëri.

Pas kësaj, jam i lirë. E sot nuk kam dot fjalë të shpejgoj siç duhet çdo të thotë të jesh i lirë pasi ke fituar beteja kaq të rëndësishme në jetën tënde.

E për këtë nuk kam as fjalë të falenderoj këdo që ka besuar apo edhe që ka dyshuar qoftë një herë të vetme tek unë.

E vërteta na ndan e na bashkon përsëri. Të gjithëve. Por vetëm e vërteta ama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close