Lajme

Takim për mirëmenaxhimin e sezonit turistik 2022, veçanërisht në bashkitë bregdetare

Mbledhje në kuadër të mirëmenaxhimit të sezonit turistik 2022, veçanërisht në bashkitë bregdetare

Prefekti i Qarkut Vlorë, së bashku me drejtuesit e institucioneve pjesë të Task-Forcës së menaxhimit të sezonit turistik, referuar Urdhrit të Kryeministrit Nr. 83, datë 11.05.2022 “Për Ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2022”, vendosi theksin në:

Zgjidhjen e problematikës së krijuar për muzikën/zhurmat nga subjektet private në ambiente të banuara, shqetësim i shprehur dhe referuar edhe nga qytetarët për raste të veçanta,

Miratimin e korridoreve ujore për mjetet lundruese nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore,

Zgjidhjen e shpejtë të konflikteve ndërmjet subjekteve që kanë/nuk kanë leje të administrimit të parcelave, stacioneve plazhi në vijën bregdetare,

Siguria në stacionet e plazhit,

Çdo gjë në kohë, asgjë në moment të fundit!

Të gjithë bashkë do të garantojmë një nga sezonet më të suksesshme për nga numri i turistëve, pastërtia, siguria, qetësia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close